Ç’po ndodh me Big Brother? Valbona Mema del përfundimisht nga shtëpia

Këngëtarja Valbona Mema ka ndërprerë rrugëtimin në shtëpinë e BBV për shkak “të një urgjence të një familjari të saj”.

Ajo është larguar në padijeni të banorëve të tjerë dhe vendimi iu është komunikuar nga produksioni.

“Për shkak të një situatë urgjence të një familjari të saj. Konkurrentja Valbona Mema ka ndërprerë rrugëtimin e saj në BBV, për këtë arsye anulohet votimi për ditën e shtunë. Ju uroj suksese duke shpresua të fitojë më i miri”, thuhet në zarfin e lexuar nga Luiz Ejlli brenda shtëpisë.

Ndërsa banorët kanë mbetur të habitur nga vendimi i papritur i këngëtares për t’u larguar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *