Dafina Zeqiri shtatzënë për herë të parë, gazetari i njohur konfirmon lajmin

Ditën e djeshme kudo nëpër rrjet është përfolur dhe komentuar për një shtatëzani të mundshme të Dafina Zeqirit. Dyshimet për këtë i ngriti vetë këngëtarja, teksa me anë të një postimi shkroi: “Future baby mama”

Teksa fjalët që qarkulluan mbetën në kuadrin e aludimeve, gazetari kosovar Don Spahiu ka konfirmuar shtatëzaninë e Dafinës.

Teksa ishte i ftuar në programin “Rreth e Rrotull”, gazetari u shpreh se lajmi është konfirmuar nga një mikeshë e afërt e Dafinës dhe se ajo është në fillimet e shtatëzanisë.

Gazetari përmendi edhe faktin se këngëtarja ka vendosur t’i japë fund beqarisë këtë vit, ndaj dhe  sjellja në jetë e një fëmije mund të jetë vendimi i saj i rradhës.

Ama, Spahiu gjithashtu shtoi se gjinia e bebit të Dafinës mund të jetë mashkull, kjo duke u bazuar në ngjyrën blu të veshjes së saj.

Por, duke qenë në fillimet e shtatëzanisë gjinia është ende e pamundur të dihet qoftë edhe nga Dafina, e cila duhet të pres mbi 12 javë për ta zbuluar.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *