Dalin fotot e dy vajzave që humbën jetën tragjikisht, në aksidentin pranë TEG

Sikela Përroji, 23-vjeç (majtas) dhe Erisilda Abedini, 22-vjeç (djathtas) janë dy vajzat që humbëjetën në aksidentin tragjik që ndodhi një ditë më parë në mbikalimin e Saukut. Ato ishin në mjet me Klevis Ruçajn, shoferi i cili gjithashtu humbi jetën.

20-vjeçari po lëvizte me shpejtësi të lartë ndërsa në disa video të postuara në rrjetet sociale tregonte se i pëlqente shpejtësia e madje kishte ecur deri ne 270 km/h. Ai ishte pajisur me leje drejtimi në vitin 2021, pra në moshën 18-vjeçare dhe kishte marrë disa herë masa administrative nga policia.

Aksidenti u regjistrua ditën e djeshme rreth orës 17:40 minuta. Mjeti tip Audi me targa “AB008 MJ” po udhëtonte me shpejtësi mbi limitet e lejuara në nga zona e Shkozës në drejtim të rreth rrotullimit TEG. Drejtuesit i mjetit ‘Audi’ 20 vjeçari, Klevis Ruçaj, në tentativë për të hyrë në rreth rrotullim ka humbur drejtimin, duke goditur barrierën e anësore dhe tejkaluar tej për tej, për të përfunduar në nënkalim. ‘Audi’ fluturoi për disa metra në ajër dhe goditi bordurën që ndanë dy karrexhetat me senset të aksit Tiranë-Elbasan.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *