Të paktën katër persona kanë vdekur pasi një gomone emigrantësh u përmbys në Kanalin Anglez të ngrirë këtë mëngjes – një ditë pasi Rishi Sunak zbuloi një marrëveshje për këtë çështje.
Pamjet e jashtëzakonshme tregojnë momentin kur ekipet e shpëtimit arritën në mjetin e lundrimit, pasi rojet bregdetare të Mbretërisë së Bashkuar morën një alarm në orët e para të mëngjesit.
Edhe pse 43 persona u nxorën të gjallë dhe po marrin trajtim, katër janë konfirmuar tani të vdekur – me frikën se numri mund të rritet. Midis atyre që janë shpëtuar disa janë në gjendje kritike. Kryeministri britanik, Rishi Sunak, reagoi për përmbytjen e varkës me emigrantë në Kanalin Anglez.“Jam i sigurt që e gjithë Dhoma (e parlamentit) ndan keqardhjen e time për përmbytjen e një varke të vogël në Kanal, në orë të para të mëngjesit të sotëm dhe për humbjen tragjike të jetëve njerëzore”.
“Zemrat tona janë me ata që preken nga kjo ngjarje dhe nderimet tona me ata që janë përfshirë në operacionin e gjerë të shpëtimit”, tha ai.Fjalët e kryeministrit britanik u pasuan nga reagimi i liderit të laburistëve, Keir Starmer.
“Kjo është një kujtesë se bandat kriminale që kontrollojnë ato rrugë venë në rrezik jetët e të dëshpëruarve dhe përfitojnë nga fatkeqësia e tyre. Ata duhet të shkatërrohen dhe të çohen para drejtësisë”, tha Starmer.Qeveria britanike konfirmoi vdekjen e 4 emigrantëve, ndërsa të paktën 43 persona të tjerë u shpëtuan nga ekipet e kërkim-shpëtimit që vijojnë operacionin.