Dalin pamjet, si ndodhi aksidenti i frikshëm në Tunelin e Kalimashit, ku vdiqën dy vëllezërit  

Janë publikuar pamjet e aksidentit të rëndë të ndodhur më 18 tetor në Tunelin e Kalimashit, ku humbën jetë dy vëllezërit nga Kosova, Sadik dhe Nesret Osmani.

Në video shihet momenti kur makina tip “Ford”, ku udhëtonin dy vëllezërit u fut për të parakaluar autobotin, por nga pas u vjen shoferi i mjetit tip “Benz”, që i merr para me shpejtësi skëterrë. Në aksident u përfshinë të tre mjetet, por viktima mbetën vetëm dy vëllezërit, teksa dy shoferët e tjerë shpëtuan me disa dëmtime të lehta.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *