Dasmë në showbiz, Dafina Zeqiri konfirmon: Do martohem së shpejti!

Këngëtarja Dafina Zeqiri ka konfirmuar aludimet e fundit se ajo do të martohet me biznesmenin Kreshnik Gjergji.Në Brodcast Channel në Instagram, në një mesazh për ndjekësit Dafina shkruan: “Është zyrtare. Do të martohem në vitin 2024”.

Pra, siç duket, vitin e ardhshëm kemi një dasmë VIP, por ende nuk dihet asnjë detaj tjetër në lidhje me datën apo muajin kur çifti do të kurorëzojnë dashurinë.Kujtojmë se Dafina prej disa muajsh është në një lidhje me Kreshnikun, romancë e cila lindi pas ndarjes së këngëtares me menaxherin e saj, DJ e njohur Geek.Mister mbeten arsyet e ndarjes së çiftit të cilët kishin disa vite bashkë.

Pas ndarjes, Dafina dhe DJ Geek ndërprenë dhe bashkëpunimin e tyre profesional, me këtë të fundit që u largua nga labeli Moneyz.Tashmë Dafina ka nisur një “epokë të re” në jetën e saj dashurore, duke hedhur pas krahëve të shkuarën.

Nga ana tjetër, gjatë sezonit veror, DJ Geek u përfol për një lidhje me ish-banoren e Big Brother Vip 2 Kejsi Mejdini, por nuk ka patur një konfirmim të lidhjes nga ana e tyre.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *