Dëbora përfshin edhe jug-lindjen e vendit, si paraqitet situata në Qafë-Thanë

Reshjet e dëborës kanë nisur në disa zona të Shqipërisë gjatë ditës së sotme, ku një prej tyre është edhe Qafë-Thana.

Sipas burimeve nga meteorologët, temperaturat në jug-lindje pritet që sot të shkojnë deri në -4 grade celsius. Fatmirësisht deri më tani reshjet e dëborës nuk kanë shkaktuar problematika në qarkullimin rrugor. Por Policia nga ana e saj ka kërkuar përdorimin e gomave të dimrit dhe zinxhirëve nga ana e drejtuesve të automjeteve.

Kujtojmë se reshjet e dëborës kanë shkaktuar problematika në akset rrugore kryesisht në qarkun e Dibrës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *