Qarku i Korçës orët e fundit është goditur nga moti i keq, si reshjet e dëborës dhe ulje të ndjeshme të temperaturave.
Bëhet me dije se temperaturat në Korçë kanë rënë në -8 gradë Celsius, ndërsa dëbora ka shkuar në trashësinë e 5 deri në 10 centimetra.
Akset ku ka rënë dëborë dhe shoferët duhet të bëjnë kujdes janë Korçë-Voskopojë, Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik dhe rrugët pranë Dardhës.
Sakaq, borëpastrueset kanë nisur punën për lehtësimin e qarkullimit të mjeteve.