Deklarata e fortë: “Vrasësit e kenianes fshihen në qeveri. Taulant Balla duhet të jetë në burg”

Ish kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë këtë të enjte në protestën para Parlamentit.

Ai ka folur në lidhjem e vrasjen e mistershme të vajzës Keniane, ndërsa ka akuzuar se vrasësit e saj fshihen në Qeveri. Ndër të tjera Berisha ka denoncuar dhe kreun e grupit parlamentar të PS Taulant Balla, për të cilin tha se “vendin e ka në burg”.

“Këta janë një bandë që strehojnë vrasës. A e morët vesh ju historinë tragjike të kenianes, ku fshihen vrasësit e saj? U them unë, në qeveri, në qeveri.Ndonjëri që çuditet se ata fshihen në qeveri i them, shikoje pak atë kriminelin Taulant Balla. E kam denoncuar dhjetë herë e prap e denoncoj. Vendi i tij është në burg si trafikant femrash ndaj ata fshehin Joyn.

Ai është denoncuar nga diplioomatët shqitptarë se ka nxjerrë viza për prostituta moldave për t’i sjellë në Shqipëri.

Fatos Nano në vend se ta çonte në Prokurori e bëri këshilltar të vetin. Ai është denoncuar nga delinkuentë se ka porostiur vrasje. Ai ka me qindra e qindra biseda për tendera e krime me Gentian Sharrën. Ky është eksponenti parlamentar kryesor i mazhorancës.”- tha Berisha.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *