Del nga qelia pas 15 vitesh, i burgosuri përlotet: S’ka gjë më të shtrenjtë se liria

Ditën e sotme ka nisur zbatimi i Amnistisë Penale, e cila u miratua në Parlament pak ditë më parë me konsensus mes PS dhe Rithemelimit. Qindra të burgosur kanë përfituar nga Amnistia, shumë prej të cilëve kanë lënë sot qelitë dhe pjesa tjetër që pritet të dalë në vijim.

Mes të liruarve ka qenë edhe një i burgosur në Burgun e Peqinit, i cili ka deklaruar para mediave se ka qëndruar plotë 15 vite në qeli.

Ai gjatë fjalës së tij, ku edhe u përlot, tha se jeta në burg është e vështirë, pavarësisht trajtimit sipas tij të mirë nga institucionet.

Ky person tha se pret të takojë fëmijët e tij, të cilët ndodhen jashtë Shqipërisë, për t’u bashkuar sërish me ta.

“Do rrija edhe një vit. Jam shumë i kënaqur. Emocionet e lirimit, nuk ka gjë më të shtrenjtë. Jeta e lirë është më e shtrenjta. Të rrish në burg 15 vite… Nuk e di çfarë të them. Vitet në burg janë shumë të vështira. Pavarësisht se institucionet na kanë trajtuar tamam, por jeta e burgut është e vështirë. Fëmijët e mi pres të shikoj të parët. Janë jashtë shtetit. Ju faleminderit”, tha i liruari.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *