Del video e momentit kur autobusi përplas tre makinat

Albanian Times ka siguruar pamjet e aksidentit të rëndë në Tiranë, ku për pasojë 9 persona mbetën të plagosur.

Në pamje shihet momenti, kur disa automjete dhe autobusi i linjës së Unazës në Tiranë janë përplasur me njëra – tjetrën ne zonen e “Shallvareve”.

Rrethanat si ka ndodhur aksidenti janë ende të paqarta, madje edhe në pamjet e publikuara nuk shquhet mirë.

Në momentin kur ka ndodhur aksidenti, autobusi ka qenë në stacion. Ai më pas ka goditur makinën “Porsche”, e cila i ka prerë rrugën dhe më pas mjeti ka humbur kontrollin.

Për pasojë në aksident janë përfshirë edhe makina të tjera.

Në video shihet edhe një polic i rrugores, i cili është në kryqëzim për të menaxhuar trafikun.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *