Dervish Hasi u martua edhe me gruan e kunatit, Gjin Nika njihej si i forti i Bulqizës

Gazetarja Klodiana Lala sot ka zbardhur detaje të tjera në lidhje me arrestimin e Dervish Hasit dhe implikimin e tij me një nga biznesmenët me të fuqishëm në Bulqizë.

Lala nëpërmjet një postimi thotë se Dervish Hasi ka pasur lidhje të drejtpërdrejta me Gjin Nikën, biznesmenin e kromit në Bulqizë dhe vrasësin me pagesë i cili u ekzekutua më 30 plumba, 3 Prill në vendin e quajtur “Ura e Tapizës” në Fushë-Krujë.

Sipas Klodiana Lalës kardiokirurgu i Sanatoriumit ka pasur lidhje të ngushtë me kriminelin Gjin Nika, i njohur ndryshe si “I forti i Bulqizës” pasi një nga gratë që ka pasur Gjin Nika, është motra e Dervish Hasës, ndërsa gruaja e dytë e Gjin Nikës, sot është n jë nga tre gratë e Dervish hasit.

Dervish Hasi ka në shtëpinë e tij, jo vetëm të venë e të fortit të Bulqizës, por dhe fëmijën e tyre për të cilat edhe kujdesej.

Postimi i plotë:

“Kardiokirurgu Dervish Hasi dhe lidhja me Gjin Niken!

Gjin Nika njihej si i “forti” i Bulqizes. Ai u ekzekutua nje atentat mafioz 10 vite me pare ne afersi te Ures se Tapizes ne prill 2014.

Nika ishte nje nga eksponentet me te rrezikshem te krimit te organizuar.

I forti i Bulqizes ishte i martuar dhe ne mos gaboj baba i nje femije. Nje femije qe sot po e rrit mjeku kardiokirurg i spitalit Shefqet Ndroqi, Dervish Hasi.

Ky i fundit u arrestua pasi dyshohet per trafik te miturash dhe pornografi, per shkak te marredhenies se tij me nje te mitur. Vajza iu tha hetuesve se u martua nga nje hoxhe (aktivitetin e hoxhes duhet ta hetoje prokuroria) me Dervish Hasin ne nje kohe qe ai kishte nje martese me gruan e pare dhe dy gra me tjera.

Gjjin Nika, dyshohej edhe per rekrutim te besimtateve dhe dergimit te tyre per xhihad ne Siri. Akuzat ndaj tij s’u provuan pasi hetimet u pushuan per shkak te vdekjes.

10 vite me vone, emri i tij del ne skene. Dervish Hasi rezulton lidhje e tij e vjeter dhe ka ne nje nga shtepite e tij te vejen e Gjin Nikes dhe femijen e tij.

A duhet qe prokurorja te hetoje ne kete drejtim? A duhet qe prokuroria te hetoje perfshirjen e Dervish Hasit me grupet kriminale? A duhet hetuar nese Hasi eshte perfshire ne rekrutim grash e vajzash per ti trafikuar? Mendoj se po!

Nuk doja te merresha me jeten e Gjin Nikes.

Atehere gruaja e pare e Nikes ishte motra e Dervish Hasit.”

Kush ishte Gjin Nika?

Gjin Nika, i ekzekutuar më 3 prill 2014, ishte një nga kriminel më të rrezikshëm, vrasës me pagesë që kryente aktivitetin e tij thuajse në të gjithë Shqipërinë gjithashtu dhe akuzohej se ishte dhe pjesë e grupeve që rekrutonte shqiptarë dhe i dërgonte drej konfliktit sirian.

Gjin Nika akuzohej për 6 vrasje të ndryshe në të gjithë vendin, por që kurrë nuk u dënua për këto vrasje sepse sipas policisë nuk kishte prova që vërtetonin përfshirjen e tij.

Nika u vra në vitin 2014, disa javë pasi ishte liruar nga burgu ku u arrestua si i dyshuar për vrasjen e një tjetër biznesmeni kromi, Hasan Talja, ngjarje e ndodhur në Tiranë,17 janarin 2014.

Nika dyshohej edhe për vrasjen e Qerim Markut po biznesmen kromi, ndodhur në Dibër dhe për plagosjen e Gentian Kaçaj, ngjarje e regjistruar në 2013.

Por përveç këtyre vrasjeve Nika akuzohej dhe si rekrutues i besimtarëve myslimanë drejt Sirisë.

Ai dyshohej se kishte lidhje me rekrutimet e besimtarëve shqiptarë drejt Sirisë. Vetë Nika ishte shndërruar në besimtar mysliman që prej kohës së arrestimit në vitin 2010 dhe mendohet se i përkiste linjës radikale të myslimanëve që dërgonin luftëtarë në Siri. Vite më parë, Nika dhe kolegë të tij kanë ushtruar dhunë mbi besimtarët bektashinj, madje në teqetë e Bulqizës janë futur me forcë kuaj, mushka, gomarë, lopë, si dhe janë dhunuar baballarë të teqeve.

Pikërisht për lidhjen që kishte Gjin Nika me rekrutimet e besimtarëve myslimane, gazetarja ngre pyetjen se a s’duhet dhe Dervish Hasi të hetohet nëse është pjesë e organizatave kriminale për rekrutim grash e vajza për t’i trafikuar?

“A duhet qe prokuroria te hetoje perfshirjen e Dervish Hasit me grupet kriminale? A duhet hetuar nese Hasi eshte perfshire ne rekrutim grash e vajzash per ti trafikuar? Mendoj se po!”

Biznesmeni i kromit ne Bulqizë, Gjin Nika

Ekzekutimi me 30 plumb i biznesmenit të  kromit Gjin Nika në urën e tapizes rreth ores 23:45

Gjin Nika u ekzekutua nga një atentat mafioz pak pasi u lirua nga burgu. I dyshuar si autor i disa vrasjeve për kromin e Bulqizës dhe plagosje, por asnjëherë i dënuar për to, 35-vjeçari u qëllua me 30 plumba automatiku bashkë me mikun e tij, Fabio Xhunga, 33 vjeç. Dy shokët po ktheheshin mbrëmjen e së enjtes nga Rinasi, ku kishin qenë në një lokal me të njohur të tyre, drejt Tiranës.

Ata ndodheshin në një motor “Yamaha” me targë AA441 dhe po kalonin pranë urës së Tapizës, në afërsi të fshatit Qerekë kur u qëlluan për vdekje. Sipas Policisë, Nika dhe Xhunga u qëlluan nga një makinë, nga dy lloj armësh, duke i lënë të vdekur në mes të rrugës nacionale. Njoftimi për dy viktimat në rrugën Fushë Krujë-Tiranë u dha nga kalimtarë të rastit, duke dyshuar se bëhej fjalë për një aksident.

Foto: Ekzekutimi i Gjin Nikes ne Uren e Tapizes, viti 2014

Kur policia mbërriti në vend zbuloi se viktimat ishin ekzekutuar në një atentat dhe një prej tyre ishte Gjin Nika, liruar nga burgu rreth 1 muaj më parë, ku qëndronte për një plagosje. Nga hetimet paraprake, bazuar te provat e mbledhura në vendin e ngjarjes, ekspertët dolën në përfundimin se kemi të bëjmë me një atentat mafioz, ku në të kanë marrë pjesë të paktën dy persona. Ata dyshohet të kenë vëzhguar çdo lëvizje të biznesmenit dhe në afërsi të urës së Tapizës, konkretisht në fshatin Qerekë, i kanë zënë pritë duke qëlluar në drejtim të tij

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *