Zbardhen detaje të reja nga vrasja e Nikolin Marku (Lestakaj) dje në Lezhë.
Gazetari Igli Çelmeta raporton për BalkanWeb se viktima ka qenë i vetëm kur është ekzekutuar dhe jo i shoqëruar nga vëllai, kë të fakt e ka vërtetuar Bledar Lestakaj, i cili është marrë në pyetje nga policia. Në dëshminë e tij Bledar Lestakaj ka deklaruar se sapo ishte kthyer nga Tirana dhe ka qenë duke qëndruar në banesë me nënën e tij në momentin që Nikolini i ka marrë makinën për të shkuar për të blerë diçka në market. Më tej ai ka deklaruar se pak minuta më vonë pasi vëllai ishte larguar me makinë për në market, kishte dëgjuar krisma armësh, por nuk kishte menduar dhe nuk e dinte se ishte vrarë vëllai i tij dhe është njoftuar pak më vonë për ngjarjen e rëndë. Sipas dëshmive të familjarëve të viktimës, ky i fundit nuk ruhej dhe se lëvizte i lirë dhe nuk i druhej ndonjë atentati.
Për ngjarjen e rëndë, policia e Lezhës ka shoqëruar disa persona të cilët janë marrë në pyetje.