Një grabitje ka ndodhur në Lushnje në një banesë ku jetonin dy të moshuar. Një dëshmi tronditëse është bërë publike nga portali Lushnja info, ku e moshura ka treguar për ngjarjen që i ka ndodhur në shtëpinë e saj ku është grabitur nga hajdutët.
Gruaja e moshuar dhe burri i saj tregojnë ngjarjen se si e kishin kuptuar që ishin grabitur pasi ata kishin qenë në gjumë. Ndërsa shtojnë se ishin të frikësuar nga ngjarja, por ndjehen të lehtësuar se hajdutët nuk i kanë gjetur zgjuar, nga frika se mos i dhunonin për të marrë paratë dhe sendet me vlerë.
Por ashtu, shtuan se kishin edhe frikën se mos i biri përdorte armët që kishte në banesë për t’i larguar, duke shkaktuar ndonjë ngjarje më të rëndë.
“Në shtëpi isha në gjumë, rashë në orën 9. Më kapi gripi jashtë masë, i thashë burrit se do shkoj në banjo. Dola dhe pashë derën hapur. Nuk e kam pasur mendjen në vend, i kapa rrobat e tij me dorë dhe i thashë pse mos të më ngasi kolla, dera e madhe ishte hapur. Ai më tha do e ketë lënë çuni. Nuk i thashë fare për rrobat. U shtriva dhe u mbulova. Doli ky dhe më tha na paskan vjedhur. Më kanë marrë pensionin në xhep. I thashë lajmëro çunin të vijë poshtë. Shyqyr që nuk na gjetën zgjuar se do na kishin sakatuar. Djali ka teke dhe automatik, shyqyr se nuk i ka ndjerë djali se do i kishte përdorur. Ashtu si hynë ata turp të mos i përdorje,”-treguan të moshuarit.