Detaje nga aksidenti i djeshëm, viktima u përplas nga dy makina, shoferët ikën

Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti i shënuar mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor “Sukth-Manzë”, ku humbi jetën një person.

Në pranga në lidhje me ngjarjen kanë rënë shoferët Amonali Halili, 24 vjeç, banues në Sukth, Hasbi Hasbiu, 66 vjeç, banues në Sukth i Ri dhe Gjim Rusi, 43 vjeç, banues në Kullë, Durrës që drejtonte motorin.

Rreth orës 20:45, në aksin rugor “Sukth – Manëz”, automjeti me drejtues 24 vjecarin është përplasur me motomjetin pa targa.

Nga kjo përplasje, ka rënë nga motomjeti, në rrugë, pasagjeri i motorit, ndërsa 24-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit. Jo vetëm kaq i ndjeri, është goditur edhe nga automjeti me drejtues shtetasin Hasbi Hasbiu, i cili gjithashtu është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi M. N. ka humbur jetën.

Njoftimi i plotë i policisë së Durrësit:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një aksident në aksin rrugor “Sukth-Manzë”, si pasojë e të cilit humbi jetën shtetasi M. N. (pasagjer në një motomjet), ju bëjmë me dije se:

Specialistët e Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës kapën dhe arrestuan shtetasit A. H., 24 vjeç, banues në Sukth, H. H., 66 vjeç, banues në Sukth i Ri dhe Gj. R., 43 vjeç, banues në Kullë, Durrës. Rreth orës 20:45, në aksin rugor “Sukth – Manëz”, automjeti me drejtues shtetasin A. H., është përplasur me motomjetin pa targa, me drejtues shtetasin Gj. R. dhe me pasagjer shtetasin M. N. Nga kjo përplasje, ka rënë nga motomjeti, në rrugë, shtetasi M. N., ndërsa 24-vjeçari është larguar nga vendi i aksidentit. Shtetasi M. N., është goditur edhe nga automjeti me drejtues shtetasin H. H., i cili gjithashtu është larguar nga vendi i aksidentit. Si pasojë, shtetasi M. N. ka humbur jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen e një shtetasi, dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *