Detaje të reja janë zbardhur nga tragjedia me 8 nxënës të vrarë dhe roja e sigurisë, mëngjesin e djeshëm pranë shkollës fillore ‘Vladislav Ribnikar’ në Serbi, nga 14-vjeçari Kosta K. Siç raportojnë mediat vendase, një natë para tragjedisë, djali ka qenë në ditëlindjen e njërit prej shokëve të tij që e qëlloi për vdekje, bashkë me disa të tjerë. Sakaq disa prej fqinjëve të 14-vjeçarit kanë treguar se janë shokuar kur morën vesh lajmin tronditës për masakrën, pasi sipas tyre babai i të miturit, njihet nga fqinjët si një njëri i mirë i cili ishte i gatshëm të ndihmonte në raste të ndryshme. Ata shprehen se nuk e kishin menduar kurrë që në banesën e babait të të miturit fshiheshin arsenal armësh.
Çfarë ndodhi në shkollën ‘Vladislav Ribnikar” në Vraçar
14-vjeçari, i identifikuar si K.K nënxënës i klasës së shtatë shkaktoi një masakër në shkollën fillore“Vladislav Ribnikar” në Vaçar. Ai vrau me armën e zjarrit të cilën ja kishte marrë të atit të tij 9 persona, duke përfshirë rojën dhe 8 nxënës të shkollës fillore. Të plagosur kanë mbetur dhe 6 nxënës dhe mësuesja e historisë e shkollës. Tre prej të plagosurve ndodhen në terapi intensive. 14-vjeçari është arrestuar nga policia dhe po hetohet mbi shkaqet e vrasjes masive.