Maria dhe Albana, pastrueset shqiptare HEROINA! Çarmatosin hajdutin në një farmaci në Itali

“Një burrë me kapuç u shfaq i armatosur në farmacinë Galluzzo në Firence. Dy shqiptare trime pritën momentin e duhur, i morën armën dhe e detyruan të ikte me të katra”, është përshkrimi hyrës që i bën Corroere Della Sera historisë së dy të rejave trima që u kthyen në shpëtimtaret ditore në shtetin fqinj.

Hajduti priti disa minuta në radhë, me kapuç dhe një shall që i mbulonte fytyrën. Më pas, kur i erdhi radha, ai i drejtoi armën farmacistes duke i kërkuar që të zbraste kasën. Ngjarja ndodhi dy ditë më parë kur në mes të panikut Maria dhe Albana, dy mikeshat shqiptare, pastruese të farmacisë, gjetën forcën të vepronin instinktivisht dhe shmangën më të keqen.

“Po pastroja raftet pranë hyrjes së farmacisë”,-tha Maria, 39 vjeçe. “Pashë nga larg që hajduti i kishte drejtuar armën Dr. Elisës, e pashë të shtrirë nën banak, e kisha frikë se mund të kishte vdekur.

Më pas pashë që grabitësi e kishte vendosur armën në banak, nuk mendova asnjë sekondë, instinktivisht shkova drejt tij duke u munduar të nxitoja por pa u dëgjuar, mora armën nga banaku dhe vrapova drejt tij. Kur dola nga farmacia me armë në dorë, ai më ndoqi”.
klientëve të tjerë të farmacisë, kishte shumë njerëz në atë moment, përfshirë një nënë me një fëmijë vetëm 2 vjeç”,-shprehen shqiptaret.

Ato ende i kanë në mendje ato momente paniku, “Megjithatë në këto dy netë kemi fjetur të qeta”, bëjnë shaka ato.

Edhe Maria dhe Albana i drejtohen grabitësit me fjalët: “Dëshirojmë t’i themi të mos e bëjë më një gjë të tillë, por gjithashtu t’i themi se nuk ia vlen të shkatërrosh jetën tënde për disa qindra euro. Ta falim? Nuk mendoj se jemi gati ta falim”.

Dhe në fund kërkojnë një konsideratë: “Ndonjëherë ka paragjykime për të huajt që kryejnë krime, këtë herë jemi të lumtur që kemi kontribuar në çarmatosjen e një krimineli që tingëllonte si fiorentin në theksin e tij”.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *