– Lidhur me ngjarjen e rëndë në Maliq, e ëma e viktimës, Muazez Ferati, ka rrëfyer se çifti ishin në proces divorci dhe jetonin në shtëpi të ndryshme. Ajo ka dyshimet se autori e ka mbytur viktimën, Luiza Mullallin me çarçaf, kur ajo është kthyer nga puna. Ferati fajëson veten, pasi sipas saj, i kishte thënë shpesh vajzës që ta duronte dhunën e bashkëshortit. Çifti ka tre fëmijë, dy vajza dhe një djalë.
“Ngjarja ka ndodhur që në drekë. Më ka vrarë çupën. E kisha çupën trimëreshë të fortë. Pinte ai. Kanë dy çupa dhe një djalë. Si deshte as fëmijët e tij, i rrihte. Nuk shkonin se nuk sillte para. Ishin në prag divorci. Dje na foli, ai e ka pritur kur ka ardhur nga puna. Iku ai e mbyti. Më vravi çupën, e vraftë Zoti. E kisha trimëreshë çupën, ja qeni çfarë bëri. E ka mbytur, ç’a i ka bërë. Doli andej nga nuk dukeshe, se do e kishin parë. Unë i thoja moj çupë, duro se është turp, ky turpi na ka lënë mbrapa”, është shprehur e ëma e viktimës.
Luiza Mullali u vra nga burri i saj Gjergji Mullalli. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Zëmblak, në Maliq. Ka qenë i biri i viktimës i cili ka njoftuar në polici, pasi nuk e ka gjetur nënën e tij në shtëpi.Trupi i 46-vjeçares u gjet nga forcat e policisë në një gropë septike pranë banesës së saj, ndërsa autori i dyshuar, Gjergji Mullalli është shpallur në kërkim nga policia.