Dy persona kanë rënë në prangat e policisë në Pogradec dhe Korçë, pasi kanë ushtruar dhunë ndaj grave.
Në Pogradec u arrestua E. H., 37 vjeç, , pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për të cilën u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme.
Në Korçë u shpall në kërkim G. Ç ., 38 vjeç, banues në fshatin Dishnicë, Korçë, pasi dyshohet se në ambientet e një lokali, ka ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëjetueses së tij.
Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë e Pogradec, për veprime të mëtejshme.