Policia ka shoqëruar në komisariat tre të miturit që dhunuan me grushte e shqelma një bashkëmoshatar të tyre në një pallat në kryeqytet.
Sipas policisë, dhunuesit e të miturit janë të moshave 13 dhe 15 vjeç.
Ndaj tyre rëndon akuza për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.
Në lidhje me një video të postuar në portalin JOQ, në të cilën shfaqen disa shtetas të mitur, që dhunojnë bashkëmoshatarin e tyre, ju sqarojmë se:
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, menjëherë pas publikimit të pamjeve, kanë organizuar punën për verifikimin e rastit. Si rezultat i veprimeve, janë identifikuar dhe shoqëruar në komisariat, 3 autorët e dyshuar, të moshave 13 dhe 15 vjeç.
Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kanosja” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”.