Një mjet është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm rreth orës 3:00.
Bëhet me dije nga burimet për mediat se mjeti që ishte i parkuar i përket një efektivi policie.
Sipas të dhënave paraprake dyshohet për ngjarje aksidentale, megjithatë policia po vijon hetimet për sqarimin e ngjarjes.
Zjarr është fikur nga zjarrfikësit duke shpëtuar edhe dy makina të tjera që ishin parkuar pranë mjetit në flakë.