Ndotje e madhe në Maliq, banorët: Po na shkatërrohen mushkëritë

Prej 3 muajsh rreth 1500 banorë të fshatit Sheqeras të Maliqit po përballen me ndotje nga djegia e tokave torfike. Kjo situatë ndodh çdo ditë ndërsa banorët thonë se janë të shqetësuar për shëndetin e tyre.

“Ne thamë se u bë vullkan. Duhet njeriu të marrë masa, gjërat, pastërtitë , të tëra. Këtu do na vdesin fëmijët , të tërë do vdesim neve”, thotë një banor.

“Jo se nuk ka interes nga bashkia, por ne duam që të bëhet puna. Të merren masa për fëmijët tanë, jo t’i lenë fëmijët në këtë smog”, shprehet një tjetër.

“Mëngjes, darkë, vetëm smogu i tymit të torfës dhe asgjë tjetër. Këtu do të vijë një ditë që nuk do të ketë fëmijë të rregullt nga ana e mushkërive, të gjithëve do t’u prishen mushkëritë”, thotë një tjetër.

“Jo veç nga tymi, por edhe ajo grahma që vjen është e mundur që të marrësh ajër. E besoni që unë këto ditë kam mbajtur maskë kur dal nga shtëpia, sikur ishim në kohën e pandemisë. Është më keq se një zjarr tymi kashtë, se ajo është shumë e rëndë”, shton një tjetër.

Fëmijët të cilët çdo ditë shkojnë në shkollë duhet të lëvizin me maska.

“Ne në mëngjes asnjë nuk dalim dot pa maska, era e torfës është shumë problematike, në klasë nuk hapim dot dritaret, derisa ikën era e torbës”, thotë një prej fëmijëve

Autoritetet lokale kanë ndërhyrë, por sipas kryetarit të bashkisë Gëzim Topçiu masat e marra nuk janë të mjaftueshme.

“Situata është vërtetë për t’u shqetësuar, por nuk është se ne kemi një mjet të veçantë që mund ta ndalojmë. Ne jemi çdo ditë aty për hapje kanalesh me mjetet tona, për ndonjë vatër zjarri të mundshme, por situata nuk është se zgjidhet kaq lehtë. Të shpresojmë që do të ketë reshje të shpejta që do ta ulin ritmin”.

Kjo situatë është e mbartur prej stinës së verës ndërsa zgjidhje është nisja e reshjeve të shiut. Në të gjithë bashkinë e Maliqit janë rreth 5 mijë ha tokë torfike.

Klan News

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *