Nga boksier në shënjestër të atentatit në Don Bosko nga njerëzit e Ervis Martinajt, së fundmi mediat kanë ndëruar profilin e Fatjon Muratit, personit që u kap me arsenal armësh dhe që dyshohet si shënjestra e atentatit të pak ditëve më parë në Don Bosko.
Profili i Fation Muratit
Por cila është armiqësia e Fatjon Muratit me grupin e Ervis Martinaj dhe pse këta të fundit, kërkojnë me çdo kusht eliminimin e tij?
Pse Murati, dikur një boksier me një të ardhme të ndritur, që aspironte të ishte kampion bote në peshat e boksit profesionist, u kthye në një eksponent të krimit?
Cila është lidhja e tij me masakrën e Fushë-Krujës ndaj Brilant Martinaj dhe miqve të tij?
Dhe pse ai mbahej pranë vetes nga Endrit Dokle, një tjetër armik i deklaruar i Ervis Martinaj për të cilin ky i fundit sipas dëshmive të Nuredin Dumanit, kishte paguar shuma të mëdha parash për ta eliminuar Doklen?
A janë vetë rrëfimet e Dumanit, ato që po rihapin hesapet e pambyllura ndërmjet bandave?
Si u arrestua Fatjon Murati në makinën e Endrit Dokles dhe si mundi t’i shpëtojë qelisë falë vendimeve kontroverse të gjykatës, duke kaluar në arrest shtëpiak, arrest që e theu më 19 janar 2023, duke u larguar nga Shqipëria, nëpërmjet pikave kufitare?
Sipas informacioneve Fatjon Murati, në lokalin e të cilit ndodhi masakra me 1 të vrarë dhe 6 të plagosur, midis të cilëve edhe një vajzë 10 vjeçare, nuk ishte një emër i papërfolur për skedarët e Policisë së Shtetit.
Sipas informacioneve Fatjon Murati, në lokalin e të cilit ndodhi masakra me 1 të vrarë dhe 6 të plagosur, midis të cilëve edhe një vajzë 10 vjeçare, nuk ishte një emër i papërfolur për skedarët e Policisë së Shtetit.
Ai ishte në verën e vitit 2022, një nga personat më të shumëkërkuar për ekzekutimin e trefishtë të ndodhur në Mbikalimin e Fushë-Krujës, ku në mesditën e 17 korrikut të këtij viti, humbën jetën në pritë Brilant Martinaj dhe dy shokët e tij, Dikler Vata dhe Besmir Hoxha.
Listë në të cilën Murati nuk ishte i vetmi i dyshuar në kërkim, pasi bashkë me të, policia e Krujës, kërkoi të marrë në pyetje edhe miqtë e tij, Endrit Dokle, Ramazan Rraja, Gentian Reçi, Rohan Brahimi dhe Alesio Dobrozi.