“Dimër” në mes të pranverës/ Parashikimi i motit për ditën e enjte, çfarë ndodh me temperaturat

Për ditën e Enjte vendi ynë do të ndikohet nga masa ajrore relativisht të qendrueshme. Moti parashikohet me vranësira dhe reshje shiu deri në orët e mengjesit, më pas ndërprerje të reshjeve dhe vranësirat do tja lënë vendin kthjellimeve.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 2- 8m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era fiton shpejtësi dhe behet intensive deri në 20m/sek, duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.

Temperaturat parashikohen:

në zona malore 0 deri 12°C

në zona e ulëta 3 deri 16°C

në zona bregdetare 6 deri 16°C

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *