Djali 1 vjeç me SIDA, mjeku: Duhet hetuar, do të ishte rast i jashtëzakonshëm

Një histori e pazbuluar më parë u publikua dje në media. Një djalë i vogël, vetëm 1 vjeç është prekur me Hiv AIDS, ndërkohë që dy prindërit e tij rezultojnë negativ. Kjo tregon se fëmija nuk e ka trashëguar por e ka marrë në sistemin shëndetësor. Të paktën sipas familjarëve, të cilët thanë se që kur mësuan lajmin u është shkatërruar jeta. Ata kanë bërë të gjitha analizat e nevojshme në Gjermani por asnjëri nuk është i prekur.

Sipas prindërve foshnja ka qenë e shtruar në QSUT ku dyshohet se ka rënë në kontakt me virusin. Ata tashmë janë larguar drejt një shteti tjetër për të gjetur trajtimin e përshtatshëm.

Ditën e sotme, lidhur me rastin ka folur Arjan Harxhi, i cili tha se rasti duhet të investigohet.

. Do ishte një rast i jashëtzakonshëm sepse në 30 vjet histori të infeksinit HIV në Shqipëri, rastet e para mund të kenë qenë të numëruara me gishtat e dorës që janë transmetuar përmes gjakut të pasigurt. Bëhet fjalë për fillimin e viteve ’90. Tashmë në shqipëri standarti i monitorimit dhe kontrollet e gjakut dhe nënprodukuteve të tij është sipas standarteve më të mira, pasi gjaku skrinohet me teste shumë të fofistikuara të biologjisë molekulare që e ulin gati në zero riksun transmetimit të këtij virusit. Kur ndodh pra janë raste shumë të ralla kur ndodh që personi që dhuron gjak mund të jetë infektues, produkti i tij mund te jetë infektues por analiza e tij del negative. Pra këto janë detaje që më shumë do i nevojiten ekspertëve që do bëjnë ekspertizën”, tha mjeku Harxhi.

Ndër të tjera, mjeku specifikoi se meshkujt janë më të rrezikuar të preken nga Hiv/AIDS.

“Raporti është tre më një për femrat dhe meshkut e prekur. 3 meshkuj 1 femër fiziologjikisht të dyja sekset preken njëlloj por kjo diskordancë ka të bëjë më e sjellej e rrezikshme, pra meshkujt paraqesin më shumë sjellje të rrezikshme. Meshkujt që kryejnë seks me meshkuj nuk raportohet shumë në shqipëri por kjo vjen edhe në bazë të fakti që këto raste nuk zbulohen për shkak të diskriminimit që ka për këtë lloj popullate. Por fakti që janë 3 me 1 tregon se meshkujt preken më shumë se femrat”, tha mjeku.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *