Djali i saj akuzohet se kreu marrëdhënie me 13 vjeçaren, nëna: U njohën nga telefoni…

Një 27 vjeçar është arrestuar ditën e dielë pasi akuzohet se kreu marrëdhënie seksuale me një të mitur vetëm 13 vjeç. I riu nga fshati Hodonisht i Pogradecit, nëpërmjet rrjeteve sociale ishte njohur me 13 vjeçaren dhe bisedonin shpesh në telefon. Pasi e mitura kishte postuar një foto me djalin në rrjetet sociale, familja e saj u alarmua. Kur zbuluan se djali ishte 27 vjeç, menjëherë kanë shkuar në polici për ta denoncuar.

E ëma e 27-vjeçarit ka folur për “Shqipëria Live”, dhe ka treguar se nuk është se ka pasur shumë informacione rreth kësaj situate. Ajo tha se ata ishin njohur përmes “celularit”.

“Unë di që djali më ka thënë se ai fliste me një vajzë. Ai nuk jeton me ne, sepse është detyruar të jetojë jo këtu për shkak të punës.

Moshën reale nuk ma pati thënë. Janë njohur përmes telefonit”, tha nëna e 27-vjeçarit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *