Djali i saj i vrau nusen dhe më pas veten, nëna: Do festonim ditëlindjen e Migenës, ai s’duronte dot zhurmat…

E ëma e Roland Sinanit, 43-vjeçari që vrau kunatën e më pas dhe veten ka treguar bisedën e fundit me djalin pak orë para ngjarjes së rëndë.

Për “Euronews Albania” ajo tregoi me detaje ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkozë, ku djali i tregoi me gojën e vet se kishte vrarë gruan e vëllait.

Nëna e Sinanit tha se në darkë nuk kishin asnjë konflikt, ndërsa tregoi dhe planet që kishin lënë për ditën e djeshme, para se të ndodhte ngjarja.

“Darkën që u ndamë kaluam shumë mirë, nuk kishim asnjë konflikt. Po fliste,me Migenën, për me marrë një shtëpi. Ikëm pastaj me flet gjumë. U çova në tre të natës kur hapa derën pashë Landin. I thashë ça ke, më tha që nuk kishte gjumë. I thashë të shtrihet dhe të çohet nesër të blejmë ca pula se kishte Erjoni dhe Migena ditëlindjen e t’i festonim të dy ditëlindjet së bashku. Mirë tha Rolandi. Në 11 e kishte Erjoni me 13 e kishte Migena. Sapo u shtriva, nuk zgjati gjysmë ore, dhe dëgjova një krismë. U çova shkova te dhoma e Migenës, po qante goca, Landi ishte në korridor. Nuk pashë as gjak as asgjë. Ma tha çuni me gojën e vet se e ka vrarë Migenën”, tha ajo.

Ajo ka treguar se kohët e fundit djali i saj kishte ndërprerë mjekimin për probleme mendore dhe shpesh herë nevrikosej nga zhurmat apo tonet e larta.

“Landi ka punuar gomist në Sauk, nga Sauku erdhi në ‘Ali Dem’, dhe ishte shumë i mërzitur. Landi e kishte lënë mjekimin. Kur vinte në shtëpi nuk duronte as zhurmat e televizori, as tone të larta dhe asgjë. Donte shumë qetësi. Migena i çonte fëmijët në dhomën e vet që shtëpia të ishte qetësi. U ndamë shumë mirë. I donte shumë nipin e mbesën. Ka qenë shumë i dashur por nevrikosej shumë shpejt. Kemi marrëdhënie shumë të mirë me Migenën, e kisha si gocën time. I bënim punët bashkë”, tha ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *