Djali i Tom Doshit shkakton aksident, pezullohet shefi i qarkullimit rrugor që e la të ikte

Shefi i qarkullimit rrugor në Lezhë është pezulluar nga puna pas shkeljes që ka bërë në krye të detyrës. Një nga djemtë e ish deputetit Tom Doshi, James Doshi është përfshirë në një aksident dhe  shefi Ismet Sula e ka favorizuar. Mësohet se I riu ka përplasur një tjetër automjet ku udhëtonin një çift bashkëshortësh por është lejuar të largohet nga vendngjarja, i favorizuar sepse është djali i Tomit.

Edhe struktura drejtuese e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë është vënë në hetim nga Prokuroria.

Vendimi është marrë nga Gjykata e Lezhës me kërkesë të prokurorit Sabri Kastrati, i cili ka nisur hetimet në lidhje me aksidentin e ndodhur pak javë më parë në aksin Lezhë-Laç, pranë fshatit Gajush, ku fajtori ka qenë pikërisht James Doshi.

Krahas shefit të Qarkullimit Rrugor Ismet Sula, i cili u pezullua nga detyra, Prokuroria po heton edhe drejtuesit e Policisë Lezhë për të parë nga kush është dhënë urdhri për të mos kryer veprimet konform ligjit.

Në funksion të këtij hetimi, organi i akuzës pritet të zbardh tabulatet telefonike mes drejtuesve dhe oficerëve të policisë për të zbardhur rolin dhe veprimet e tyre për këtë çështje, e më pas do të vendoset nëse çështja do ti kalojë për kompetencë SPAK, apo do të mbetet në Lezhë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *