Djali u vrau nusen, familja e tij nuk i pranon fëmijët e Migena Sinanit

Masakra e Shkozës, ku 43-vjeçari Roland Sinani i mori jetën gruas së vëllait të tij Migena Sinani dhe më pas kreu vetëvrasje tronditi vendin në fillim të prillit.

Tahsmë që ka kaluar thuajse 1 muaj nga kjo ngjarje e rëndë, problem ëhstë bërë e ardhmja e dy fëmijëve tëm itur që Migena la pas.

Sipas familjarëve të viktimës, gjyshërit nga ana e babit nuk i duan fmëijët dhe këta të fundit momentalisht po jetojnë me prindërit e Migenës. Megjithatë, dy të moshuarit kanë kërkuar ndihmë, pasi nuk kanë kushtet e duhura ekonomike për t’i rritur fëmijët.

Sipas familjarëve, Migena nuk e ka pasur probleme me bashkëshortin e saj, por kishte probleme me familjen e tij. Një ndër personat më problematikë ishte pikërisht kunait, i cili i këkronte vazhdimisht që ajo të gjente punë.

Kujtojmë se fmëijët janë të moshës 2 dhe 4 vjeç, teksa një prej tyre ka qenë dhe dëshmitare e vrasjes së nënës së tyre nga xhaxhai, teksa po flinte.

Masakra ndodhi në Shkozë, ku 43-vjeçari vrau bashkëshorten e vëllait dhe më pas veten. Viktima 37-vjeçare, Migena Sinani dhe bashkëshorti i saj kanë dy fëmijë të mitur.

Njëri nga fëmijët i moshës 2 vjeç ka qenë në dhomën e gjumit me 36-vjeçaren në momentin e ngjarjes, ndërsa fëmija tjetër ka qenë tek gjyshërit, tek familjarët e Migenës. Roland Sinani ka hyrë në dhomën e gjumit dhe ka vrarë me pistoletë kunatën e tij dhe më pas ka dalë në oborrin e banesës private, ku ka vrarë dhe veten. Erjon Sinani, bashkëshorti i së ndjerës, si çdo natë punonte deri në orët e mëngjesit si taksist për të siguruar bukën e gojës.

Drama për 45-vjeçarin do të thellohej më shumë kur i thanë se autor i ngjarjes ishte i vëllai, Roland Sinani, i cili pas aktit barbar doli në oborrin e banesës dhe me një plumb qëlloi veten poshtë nofullës.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *