Do merrte fëmijët nga shkolla, por e përplasi një makinë me shpejtësi, 34-vjeçari humb jetën 3 javë më pas

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të marra në aksidentin e trefishtë që u regjistrua para disa javësh në Elbasan 34-vjeçari Juli Sulanjaku nga Elbasani. Aksidenti u regjistrua në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, në lagjen “Shënkoll”, ku u përfshin 3 automjete dhe mbetën të plagosur dy persona.

Në deklaratën për median policia bënte me dije se si pasojë e aksidentit janë dëmtuar shtetasit M. Q. dhe J. S., të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën, por e vërteta është ndryshe, pasi qysh në momentin që të plagosurit janë dërguar në spital ata kanë qenë në gjendje kritike për jetën, veçanërisht 34-vjecari i cili ndërroi jetë sot.

Babai i dy fëmijëve ka qenë duke shkuar për të marrë fëmijët në shkollë teksa është goditur nga një makinë me shpejtësi të lartë. Prej më pak se një muaj 34-vjecari luftoi në spital, por nuk mundi dot ta fitonte betejën me jetën. Ai përcillet sot në banesën e fundit, duke lënë pas trishtim dhe dhimbje të thellë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *