Ardian Sharra, 51 vjeç dhe Valbona Laloshi, 41 vjeç janë dënuar për pastrim parash nga autoritetet britanike, pasi akuzohen se tentuan të kalonin më shumë se 200 mijë paund nga Britania e Madhe drejt Italisëç. Vendimi u mor sot, tre vite pas arrestimit të tyre.
Sharra u dënua me 18 muaj lirim me dhe 200 orë punë pa pagesë, ndërsa Laloshi 12 muaj shërbim në komunitet dhe 50 orë punë pa pagesë.
Çifti po udhëtonin me tre fëmijët e tyre dhe u ndaluan nga policia, përpara të cilëve u shprehën se po shkonin të vizitonin të afërmit e tyre në Brescia, Itali. Ata fillimisht u deklaruan oficerëve se kishin me vete pesë mijë paund, për trajtimin e dhëmbëve gjatë qëndrimit në Itali.
Por gjatë kontrollit 14,000 £ të tjera u gjetën në çantën e Laloshit dhe më shumë se 200,000 £ u gjetën të fshehura në një valixhe në bagazhin e makinës.
Në shtëpinë e çiftit u gjetën dokumente të shumta për dhjetëra depozita të mëdha parash në llogaritë bankare të operuara nga çifti.
Sharra dhe Laloshi kishin depozituar më shumë se 110,000 £ në llogaritë e tyre në vitin e kaluar, më shumë se pesëfishi i të ardhurave të tyre të deklaruara në mënyrë legjitime për të njëjtën periudhë. Dyshimet lindën edhe për mjetin me të cilin udhëtonte familja. Sharra e kishte blerë Mercedesin për 11,000 £ dhe e kishte paguar me para në dorë vetëm dy muaj më parë.