Do transportonte kanabis drejt Greqisë, arrestohet në Pogradec 45-vjeçari nga fshati Vërdovë

Një 45-vjeçar është arrestuar këtë të mërkurë në Korçë, pasi është kapur në flagrancë duke transportuar kanabis me destinacion Greqinë.

Në pranga ka rënë shtetasi Klodian Kllomollari pasi kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, u gjetën 2 qese me 52.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis, që do ta trafikonte, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg.

Një 45-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë pasi dyshohet do të trafikonte lëndë narkotike me automjetin e tij në Greqi.

Pas marrjes së informacioneve se 45-vjeçari me iniciale do të trafikonte drogë, policia ka “zbarkuar: në banesën e tij në fshatin Vërdovë të Pogradecit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar në oborrin e shtësisë, u gjetën 2 qese me 52.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në total.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 45-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike nga shtetas të tjerë dhe më pas do ta trafikonte me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg.

Njoftimi i Policisë:

Korçë/Goditet një tjetër rast i tentativës së trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Restart 16”. Sekuestrohen 52.6 kg lëndë narkotike kanabis.

Vihet në pranga 45-vjeçari, poseduesi i lëndës narkotike, i cili dyshohet se do trafikonte këtë sasi me automjetin e tij.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, në vijim të punës për goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e prodhimit, shitjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Restart 16”, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

– K. K., 45 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.

Në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca informative se shtetasi i mësipërm do të trafikonte me automjetin e tij një sasi droge, forcat e Policisë organizuan punën dhe bënë lokalizimin e 45-vjeçarit në fshatin Vërdovë. Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar në oborrin e banesës, u gjetën 2 qese me 52.6 kg lëndë të dyshuar narkotike kanabis në total.

Nga veprimet hetimore rezultoi se 45-vjeçari e kishte siguruar lëndën narkotike nga shtetas të tjerë dhe më pas do ta trafikonte me automjetin e tij, në drejtim të Maqedonisë së Veriut, me destinacion final shtetin grek, kundrejt fitimit 500 euro/kg.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda narkotike, automjeti dhe një aparat celular.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të këtij rasti dhe për vënien përpara përgjegjësisë ligjore të shtetasve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *