Një 33-vjeçar nga Berati është larguar nga shtëpia 13 ditë më parë duke mos lënë asnjë gjurmë.
Bëhet me dije se 33-vjeçari Sokol Ago është larguar nga shtëpia me 15 mars dhe prej asaj dite familjarët nuk kanë asnjë infomracion për të. Nëna e 33-vjeçarit ka shkuar në polici dhe ka kërkuar ndihmë për gjetjen e të birit.
Ajo thotë se ditën që djali është zhdukur kishte veshur një palë pantallona xhins ngjyrë blu,një xhup të zi meshinë dhe këpucë të zeza,ndërkohë që celularin e kishte lënë në shtëpi.
Policia e Beratit po punon për gjetjen 33-vjeçarit që sipas mediave njihet në qytet si një përdorues i rregullt i drogave të forta.