Historia e dashurisë që zbuloi vrasjen mafioze, mbesa e autorit u lidh me djalin e viktimës, përgjimet: Ajo do të na fundosë…

Historia e dashurisë mes dy të rinjve, zbuloi një vrasje të ndodhur nëntë vite më parë në Palermo. “Duhet të ndahen” ishte ‘dënimi i dekretuar’ nga familja e saj që tentoi të mbulonte një vrasje. Nëntë vjet më parë, xhaxhai i saj, Tony Lipari, kishte vrarë babain e të dashurit të saj, shefin e klanit mafioz, Giuseppe Di Giacomo. E vërteta doli në dritë falë përgjimeve të policisë.

Djali i bosit në Palermo, nëntë vjet më parë ishte dëshmitar i vrasjes së babait të tij. Ai ishte ende fëmijë kur pa një burrë me fytyrën të mbuluar që qëllonte në drejtim të të atit.

Djali fillimisht u fejua me vajzën e Tony Liparit, më pas me kushërirën e saj, mbesën e Liparit. Lidhja e tij e fundit u pengua nga familja, por ishte pikërisht kjo histori dashurie, që lejoi karabinierët të zgjidhnin misterin.

Pika ku hetimet morën kthesë

Çështja Di Giacomo u zgjidh falë përgjimeve të karabinierëve. Salvatore Lipari, vëllai i vrasësit, përpiqet t’i shpjegojë gruas së tij pse lidhja e mbesës me djalin e Di Giacomos po e shqetëson atë. Gruaja nuk e kupton dhe në një moment ai turbullohet. Në dialekt ai thotë fjalët: “E kupton që e vrau Tony atë?”, i shqetësuar se do të dilte sekreti i vëllait të tij. Fjalët e Salvatores konfirmohen në një tjetër përgjim. Këtë herë është Emanuele Lipari, babai i Salvatores dhe Tonyt, ai që flet: “Çfarë t’i them vajzës? Unë do të hidhem në një fushë të minuar se çdo gjë që them për ta lënë atë kam frikë. Ajo do të na nxjerrë zbuluar…do na fundosë…

Frika e familjes së vrasësit ishte se djali po vepronte “për hakmarrje” duke ditur të vërtetën për krimin e babait.

Tony u arrestua dhe u akuzua për vrasje të rëndë. Ai vepronte në emër të bosit mafioz Tommaso Lo Presti i cili dha urdhrin për vrasjen e Di Giacomo. Të dy ishin në garë për udhëheqjen dhe biznesin e distriktit të Palermos të Porta Nuova. Kundër tij janë edhe deklaratat e të penduarit Alessio Puccio, “ushtar” i rrethit Porta Nuova i cili u tha hetuesve se kishte mësuar se krimi ishte porositur Lo Presti e kryer nga Lipari.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *