Donte të ndahej pasi i shoqi u akuzua për përdhunim, gruaja e futbollistit Hakimi zbulon të vërtetën “e dhimbshme”

Bashkëshortja e lojtarit të PSG-së, Achraf Hakim, ka kërkuar në gjykatë të divorcohet nga futbollisti i njohur, pas akuzave ndaj tij për përdhunimin e një 23-vjeçareje. Por në momentin që ka shkuar të ngrejë padinë e divorcit, ajo ka zbuluar se marokeni i kishte dhuruar të gjithë pasurinë nënës së tij.

“Kur mbërrita në gjykatë, u befasova kur zbulova se ajo që kisha frikë nuk ishkte e vërtetë, zbulova se makina, shtëpitë, miliona pasuri ishin të gjitha të shkruara në emrat e nënës së tij dhe paga e tij. 1 milion euro merr çdo muaj nga PSG, 80% e të cilave ia jep nënës së tij”, tha Hiba Abouk, shkruan El Pais.
Aktorja 36 vjeçare, e cila është 12 vjet më e madhe se futbollisti ka kërkuar gjysmën e pasurisë së futbollistit, rreth 70 milionë paund, por është habitur kur ka mësuar të vërtetën.

“Gruaja e Ashraf Hakimit e çoi çështjen e shkurorëzimit në gjykatë dhe kërkoi që ta ndajnë pasurinë dhe ta ndajnë në gjykatë. Kur po zbatohej shkurorëzimi, të dy ranë dakord për ndarjen e pasurisë, por rezultoi se Ashraf Hakimi nuk kishte asnjë pronë dhe asnjë llogari bankare. Kohë më parë, Ashraf Hakimi ka regjistruar pronën e tij me nënën e tij”, tha personi që po ndjek çështjen.

Achraf Hakimi, filloi të hetohej për dhunë seksuale ndaj një vajze 23-vjeçare. Krimi për të cilin po ndiqet penalisht Achraf Hakimi besohet se është kryer kur ai e ftoi vajzën në shtëpinë e tij, ndërsa gruaja dhe dy fëmijët e tyre ishin me pushime në Dubai.

Prokurorët francezë hapën një hetim për kryerjen e krimeve më 25 shkurt 2023. Pas denoncimit, më 27 shkurt 2023 nisi hetimi për krimin pasi vajza kishte paraqitur prova konkrete. /Limit.al

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *