Nesër Pashkët Ortodokse, emigrantët kthehen në Atdhe, mbi 10 mijë qytetarë futen në Shqipëri

Nesër festihen Pashkët Ortodokse dhe të shumtë janë ata emigrant të cilët kanë vendosur t’i festojnë në vendin e tyre.

Në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës në 24 orët e fundit raportohet se ka patur fluks automjetesh. Ndërkohë, sipas të dhënave të deri tanishme mësohet se kanë hyrë 5612 shtetas kryesisht shtetas shqiptarë që vijnë për të festuar Pashkët.

Për të shmangur trafikun po punohet me 6 sportele sportele (3 në hyrje dhe 3 në dalje) nga pala jone, ndërsa pala greke po punon me 2 sportele.

Radhë të gjata dhe fluks emigrantësh janë shënuar edhe 2 ditët e fundit në pikën kufitare të Kapshticës dhe Kakavijës në Gjirokastër.

Sipas të dhënave nga Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit në Kakavijë kanë hyrë rreth 5000 persona, ndërkohë që e njëjta panoramë është edhe në pikën e kalimit Kufitar të Kapshticës, ku në 24 orët e fundit kanë hyrë mbi 5000 qytetarë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *