Drejtoresha e shkollës ku u zunë adoleshentet ia hedh fajin vajzës së dhunuar: “Vijnë nga familje jo me nivel të lartë arsimor”

Drejtoresha e shkollës “Kongresi i Manastirit”, Rudina Maksuti ka zbuluar detaje të reja që nuk diheshin deri më tani lidhur me dhunën mes disa vazjave të mitura që ndiqnin studimet në shkollën që ajo drejton. Në emisionin “Open”, drejtoresha e shkollës tregoi se vajza e cila po dhunohej në video i ka kërcënuar vajzat e tjera me thika dhe kaçavida, duke u shkuar deri në shtëpitë e tyre.

Sipas saj, vajzat e tjera janë ndjerë të kërcënuara nga këto veprime dhe janë bashkuar për ta dhunuar atë në një ambient që ndodhej rreth 1 kilometër larg shkollës 9-vjeçare dhe pranë një tuneli.
“Do doja të sqaroja situatën duke dhënë detaje. Ne u njohëm në atë moment me ngjarjen. Për videon dua të them se ishte e rëndë fakti mënyrën sesi doli video. Ato ishin minorene dhe fytyrat e tyre dolën hapur. Prindërit e tyre janë ndjerë keq. Fëmijët që e rrahin vajzën tjetër janë të shkollës sonë. Videoja ishte e planifikuar më para. Kemi pasur kontakte me prindërit në prezencë të shërbimit psiko-social. As vetë prindërit nuk kanë qenë të informuar. Situata ka nisur që në verën që lamë pas. Vajza e rrahur nuk ishte pjesë e shkollës sonë. Vajzat janë në klasën e shtatë, teta dhe nëntë. Janë fëmijë që vijnë nga familje problematike, por ata kanë çfarë është e mundur për edukimin e tyre. Janë të një niveli jo të lartë, për sa i përket arritjeve arsimore. Ngjarja ka ndodhur në lagjen dhe pallatin e tyre. Kanë qenë të agravuar që prej verës, kanë pasur kërcënime me njëra-tjetrën. Duke pasur kërcënime mes tyre. Prindërit nuk po japin një arsye konkrete për zënkën. ka të bëjë me pjesën e të qenit adoleshent. Nuk ka lidhje me problemet familjare,”- tha Maksuti.

“Fëmijët e filmuan por nuk e nxorën ata, kanë qenë maxhorenë ata që e kanë nxjerrë, ju garantoj. Kanë pasur mundësinë për të bërë videon, por nuk e kanë shpërndarë. Ata e pranuan vetë që e bënë videon. Kjo vajzë i ka kërcënuar edhe me thika e kaçavida deri te dera e shtëpisë dhe ato u bënë grup për ta mposhtur

Të gjitha shkollat janë rënduar nga këto sjellje. Jo vetëm në shkollën tonë, kam parë situata nga më të vështirat gjatë punës time dhe mësuesit kanë hyrë për të zgjidhur situatat mes nxënësve. Edhe prindërit kanë thënë që nuk kanë çfarë u bëjnë. Kam ikur vetë për të parë ku ka ndodhur ngjarja, ishte rreth një kilometër larg shkollës dhe e futur në tunel. Janë zënka adoleshentësh,”- tha ajo.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *