Drogë në formë xheli në konserva në Shqipëri, detaje nga operacioni me mbi 100 të arrestuar

Detaje të reja janë zbuluar nga megaoperacioni anti drogë që po zhvillohet këtë të enjte nga policia, në Tiranë dhe disa qytete të vendit.

Gjatë operacionit është zbuluar një lloj droge e re në formë xheli, që vinte me postë nga Kanadaja drejt vendit tonë. Droga është në formën e konservave të peshkut me përqindje të lartë THC. Ndërsa një lloj tjetër është në formën e tubave, me origjinë po nga Kanadaja. Kanabisi që tregtonin ishte i prodhuar me llamba dhe kushtonte 3000 lekë të reja një boçe, më shtrenjtë se kanabisi i thjeshtë.

Ende nuk ka asnjë informacion se si trafikantët kanë arritur të transportojnë këtë lloj droge nëpërmjet postës.

Ndërkohë nga operacionit deri më tani janë arrestuar mbi 100 persona, mes tyre ka edhe vajza.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *