Duhet të luftonte krimin, por u kthye vetë në kriminel/ Si u bë Gëzim Çela “baroni i drogës”

Gëzim Çela, i cilësuar si ‘baroni i drogës’ është arrestuar ditën e sotme në Kosovë, pas shumë përpjekjeve të autoriteteve shqiptare për ta arrestuar.

Ish-punonjësi i policisë është konsideruar si një prej “kokave” më të mëdha të trafikut të kokainës dhe heroinës në Evropë. Ndaj tij ishin lëshuar disa urdhër arreste, por gjithmonë ai arrinte t’ia mbathte, duke mos rënë në pranga. Ashtu ndodhi dhe dy muaj më parë, kur SPAK organizoi një aksion blic dhe rrethoi shtëpinë e tij në Fushë Kuqe të Lezhës, pasi kishte një informacion se ai mund të ndodhej aty.

Më 9 tetor, “baroni” arrit të shpëtonte, por kjo nuk do të ndodhte sot, ku pas një aksioni në Kosovë, arratia e tij do të merrte fund.

Gëzim Çela e nisi karrierën e tij në anën e duhur të historisë, teksa ishte pjesë e Polciisë së Shtetit, e madje, efektiv i Forcave Speciale. Megjithatë, në vend që ai të luftonte krimin, ai u bë pjesë e tij, duke u shndërruar në një ndër “kokat” e trafikut të drogës në Evropë.

Aktivitetin e nisi pikërisht në vilën në Fushë Kuqe, në të cilën në një aksion vite më parë, policia i gjeti 18 kilogramë kokainë. Ndërkohë, grupi i tij u shkatërrua në vitin 2014, kur në pikën kufitare të Morinit në Kukës u arrestua shtetasi Erald Hysolli, me 7 kilogramë kokainë. Ai ishte korrier droge, që furnizohej në Prishtinë. Po në të njëjtën kohë, në kryeqytetin e Kosovës u arrestuan në flagrancë 3 persona, si u sekuestruan 50 kilogramë kokainë dhe heroinë. Forcat policore sekuestruan po ashtu 9 armë, 3 snajpera, granata dhe makina të blinduara.

Në atë kohë, Çela u lirua nga gjykata shqiptare me argumentin se ai vuante nga një sëmundje e rëndë. Më pas ai u arrestua se kishte falsifikuar kartelën mjekësore dhe u la në “arrest shtëpie”. Kur policia ka rrethuar shtëpinë e Çelës në Mamurras, ai nuk ishte aty.

Që prej kësaj arratie, policia nuk do mund ta kapte më, e ndërkohë ai do të ngrinte “perandorinë e tij kriminale”.

Çela u shpall në kërkim si kreu i këtij rrjeti të trafikut të drogës. Për të, ekziston një dënim nga gjykata italiane me 11 vjet burgim, si dhe 150 mijë euro gjobë, nën akuzën e trafikut ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Përveç trafikut të drogës, Çela akuzohet edhe për shfrytëzim prostitucioni, trafikim qeniesh njerëzore si dhe vrasje.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *