Mjeku Roland Xhaxho në një intervistë ekskluzive për emisionin “Top Story” në Top Channel ka treguar rrjedhën që ka marrë jeta e tij në aspektin profesional pas vdekjes së 3-vjeçarit.
Duma: Doktor, patjetër që ju keni një qasje dhe argumentim tuaj për çështjen. Unë uroj që kjo ngjarje kaq e rëndë të mos mbajë mëkate njerëzore mbi supet e veta. Uroj shumë për këtë dhe dhimbja e prindërve dhe familjarëve është e gjitha e kuptueshme. Unë nuk do të bëjë asnjë koment mbi këtë çështje, por kam vetëm një pyetje. Sot i gjithë opinioni publik ka pasur një dhimbje për këtë rast, edhe ju padyshim, por si keni arritur që të vijoni punën sot?
Xhaxho: Unë nuk kam punuar sot. Kam qëndruar i deprimuar sepse jam mjek reanimator dhe jam duke trajtuar të sëmurë të rëndë. Kjo është aq e vërtetë saqë nuk do t’u tregojë pamje direkt nga këtu, por jeta ime dhe jeta e kolegëve të mi, mjek anestezist, reanimator, është që ne të shpëtojmë jetë pavarësisht nga situatat që mund të rrjedhin njëra pas tjetrës.
Duma: Keni pasur frikë që sot në këtë gjendje emocionale tuajn nuk do të ishit në gjendje profesionalisht mirë?
Xhaxho: Joo, mbase shpirtërisht po, por detyra e kërkon të bësh detyrën tënde.
Duma: Se do të kishte qenë një rrezik tjetër në kushtet psikologjike që jeni ju.
Xhaxho: Asnjë mjek anestezistë, reanimator, që është mësuar me situata të tilla nuk ndodhet në momente të veçanta si mjekët e tjerë. Ne me të tilla gjëra në profesion jemi marrë dhe merremi në çdo sekond./ Top Channel