Nis hetimi ndaj mjekut Roland Xhaxho, publikohet kartela: 3-vjeçari mbushi 14 dhëmbë në klinikën dentare

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet ndaj mjekut Roland Xhaxho dhe stafit të klinikës për ‘Neglizhencë në trajtimin mjekësor’, për vdekjen e djalit 3-vjeçar i cili humbi jetën pas një ndërhyrje dentare.

Prokuroria njofton se po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së 3-vjeLarit.

Hetimet kanë nisur edhe për Ina Xhaxhon vajzën e mjekut, pasi edhe ajo kishte marrë pjesë në operacionin e të miturit.

Në kartelën e kilinikës të publikuar nga ReportTv, shihet se të miturit i janë konstatuar 14 dhëmbë për t’i mbushur, të gjithë dhëmbët në pjesën e sipërme të nofullës dhe 4 dhëmballë në pjesën e poshtme të nofullës.

Ngjarja e rëndë në Tiranë/ Publikohet kartela,

kartela e klinikës

Si ndodhi ngjarja?

I mituri është dërguar nga familjarët në një klinikë dentare për disa shërbime. Pasi mjeku, Roland Xhaxho i ka bërë grafinë, u ka thënë prindërve se fëmija ka 13 apo 14 dhëmbë për rregullim. Për shkak të numrit të lartë është vendosur që të kryhet operimi me narkozë. Pas një operacioni që zgjati shumë orë, djali nuk është zgjuar më dhe është dërguar në shtëpi, sepse mjeku iu ka thënë familjarëve se do të zgjohet më vonë. Në shtëpi ai ka shfaqur probleme dhe rritje temperature dhe është dërguar në pediatri ku ka qëndruar në gjendje kome për 2 ditë dhe ka ndërruar jetë. Trupi i të miturit është dërguar në morg për tu kryer autopsia. Për ngjarjen e rëndë familjarët bëjnë fajtor mjekun dhe vajzën e tij, Ina Xaxho. Daja i 3-vjeçarit tha se mjeket bënë ta pamundurën për ta shpëtuar por ishte vonë pasi i ishte helmuar mëlçia. Ai ka thënë se vrasësit janë Roland dhe Ina Xhaxho, dhe se do të bëjnë të pamundurën që ata të mos e kalojnë kaq lehtë. Gjithashtu ata kanë akuzuar dentistin për manipulim të ngjarjes. Mjeku 70-vjeçar është proceduar penalisht për ngjarjen. Xhaxho ka deklaruar se procedura e ndërhyrjes ka qenë sipas protokolleve ndërkombëtare dhe se fëmija nga klinika ka dalë i zgjuar në krahët e të atit.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *