Dy muaj pas ngjarjes së rëndë, në Iran më në fund po ndodhin ndryshime

Dy muaj që prej ngjarjes së rëndë në Iran, ku një vajzë e re kurde Mahsha Amini, humbi jetën prej policisë morale, pasi nuk kishte vendosur siç duhej shaminë, ndryshime po ndodhin në shtetin mysliman.

Duke qenë se protestat nuk kanë ndalur asnjë ditë prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri njoftoi heqjen e policisë së moralit nga autoritetet përkatëse.

“Policia morale nuk ka asnjë lidhje me gjyqësorin dhe është shfuqizuar nga autoritetet që e kanë krijuar atë”, tha Montazeri.

E ndërsa është shfuqizuar policia morale, pak më herët është njoftuar se Gjykata ka kërkuar që Parlamenti të rishikojëligjin për shaminë e detyrueshme. Autoriteet në Iran i kërkuan gjyqësorit dhe parlamentit të rishikojnë një ligj të vitit 1983 për përdorimin e detyrueshëm të shamisë për të gjetur një rrugëdalje nga lëvizja protestuese që ka shpërthyer prej më shumë se dy muajsh në vend.

Prokurori i Përgjithshëm i Iranit, Mohammad Jafar Montazeri tha se parlamenti dhe autoritetet gjyqësore po punojnë për çështjen e shamisë të detyrueshme, pa specifikuar nëse legjislacioni mund të ndryshohet.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *