Ambasadorja e Shqipërisë në Izrael, Meri Kumbe, ka bërë të ditur se në Rripin e Gazës ka aktualisht disa shqiptarë. Ajo u shpreh se është zbuluar se atje janë vëlla e motër me pasaportë shqiptare.
Bëhet fjalë për Amal Ashour, Iljad Ashour së bashku me familjet e tyre. Vëlla e motër kanë nënën e tyre shqiptare dhe deri në vitin 1998 jetuan në Shqipëri por më pas vendosën të shpërnguleshin në Gaza tek vendlindja e babait të tyre.
Sipas ambasadores Kumbe ata kanë edhe fëmijë të mitur që sipas ligjeve tona konsiderohen fëmijë shqiptarë. Ambasadorja Kumbe bëri me dije se ata janë në kontakt me ambasadën shqiptare në Egjipt, janë bërë procedurat e nevojshme dhe janë në pritje të udhëzimeve.
“ Kemi dy raste të raportuara, qytetarë me pasaportë shqiptare të cilët fatkeqësisht zbuluam për shkak të luftës që ekzistonin, nuk e dinim më përpara dhe të cilët të dy qytetarët janë motër e vëlla, kanë fëmijë të mitur, që automatikisht për ligjet e shtetit shqiptar konsiderohen fëmijë shqiptarë. Ata janë në kontakt me ambasadën shqiptare në Egjipt. Kemi bërë procedurat e nevojshme dhe jemi në pritje të udhëzimeve që do të vijnë. Ky është një problem që i ka lindur të gjitha shteteve. Jemi në koordinim të gjitha strukturat dhe vendet me njëra tjetrën për të parë mundësitë dhe si do të realizohet konkretisht”, tha ambasadorja në emisionin “Opinion”.
Kumbe bëri me dije se pika e kalimit me Izraelit është e pamundur dhe dalja e tyre mund të bëhet vetëm nëpërmjet Egjiptit.
Sipas saj, do të ketë një koordinim ndërkombëtar mes shumë shteteve përfshirë dhe vendet e OKB-së që do të përfshihen në të njëjtin korridor kalimi.
“Na hapni rrugën. Mos na prekni me dorë”, dëgjohet teksa thotë një nga protestuesit. Ndërkohë një tjetër iu drejtohet forcave të policisë: ‘turp të keni!’.