Dy të rinj shqiptarë shkojnë të vjedhin tek bashkëkombasit, ata i rrahin dhe e hedhin videon në Tik Tok

Dy djem nga Elbasani pretendohet se janë kapur duke grabitur një shtëpi bari shqiptarësh para disa muajsh në Londër, por janë kapur nga bashkëkombasit e tyre, që i kanë dhunuar. Madje dhe më pas i kanë filmuar e pamjet e tyre i kanë hedhur në rrjetin social të TikTok-ut ku edhe janë bërë virale. Njëri pretendon se quhet Igli Fejzo, ndërsa tjetri Mandi (me siguri shkurtim) Çela, të dy nga Elbasani dhe me dëmtime të mëdha në trup që duket se janë shkaktuar nga dhuna. Në videon e publikuar Igli i cili shfaqet me sy të nxirë, thotë se kreu grabitjen se është i zhytur në borxhe, ndërsa Çela tregon dhëmbët që i kanë thyer kur e kanë dhunuar.

BISEDA E PARË E REGJISTRUAR:

Marrësi në pyetje: Prezantohu, si e ke emrin?
Igli.
Marrësi në pyetje: Igli kush?
Igli Fejzo.
Marrësi në pyetje: Ça ke bërë ti?
Igli Fejzo: Kam ardhur për grabitje
Marrësi në pyetje: Ku, ça do grabisje?
Igli Fejzo: Ke shtëpiat e juaja.
Marrësi në pyetje: Si është puna?
Igli Fejzo: Jam borxh o burr
Marrësi në pyetje: Kush ta tregoi ty që kemi shtëpi bari?
Igli Fejzo: Mandi Çela.
Marrësi në pyetje: Nga është ky?
Igli Fejzo: Nga Elbasani.
Marrësi në pyetje: Mban syze ky më duket?
Igli Fejzo: Po, po.
Marrësi në pyetje: Ok, daku thank.

BISEDA E DYTË:

Marrësi në pyetje: O Mandi, pse ja thyeve shtëpinë çunave.
Mandi Çela: Jam fajtor, pranoj cdo gjë.
Marrësi në pyetje: Qysh është puna, si e bërë?
Mandi Çela: Ore jam fajtor
Marrësi në pyetje:Kujt ja dhe punën? O Mul gati rri ti po vazhdoi ai. Nuk ka gjë në dorë ai por shih këtu.
Mandi Çela: Po më vrisni, a fole me Endrin ti?
Marrësi në pyetje:Kujt ja dhe punën?
Mandi Çela: Nuk kam dhënë gjë.
Marrësi në pyetje: O ça b*th q*m, a tha q%pare që jam kam dhënë atyre çunave.
Mandi Çela: Fola një llaf në tavolinë, ja kam shpjeguar. Më kanë rënë në besë. Ja kam shpjeguar 100 herë.
Marrësi në pyetje: Qysh i gjetën adresën e tij?
Mandi Çela: Nuk i kam dhënë as adresë asgjë, i kam thënë vetëm Dajmond Slau.
Marrësi në pyetje: Po numri i derës?
Mandi Çela: As numër, asgjë.
Marrësi në pyetje: Qysh i gjetën ata?
Mandi Çela: Kanë dalë i kanë ruajtur
Marrësi në pyetje: Nga e dinin që ishin pemët varur?
Mandi Çela: O vlla nuk i kam thënë, doni të më vrisni më vrisni, ja ku më keni
Marrësi në pyetje: Hape cik gojën? Të kanë thyer dhëmbët, gjynah. Ngrije buzën lart. Ti ore mos i gjuaj më ti.

Deri më tani edhe pse pamjet janë bërë virale, Policia e Shtetit nuk ka dhënë asnjë detaj nëse ka nisur hetimet apo jo lidhur me ngjarjen e rëndë që ka ndodhur. Po ashtu, nuk dihet nëse dy personat e shfaqur në video janë në gjendje të mirë.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *