Tashmë kanë kaluar thuajse 2 vite nga vrasja mizore e 20-vjeçares Caroline Crouch, nga bashkëshorti i saj grek Babis Anagnostopoulos, mbrëmjen e 11 majit, 2021.
Me arrestimi ne pilotit Babis, tashmë familja e 20-vjeçres së ndjerë po përpiqet të rinisë jetën, duke u kujdesur për mbesën e tyre, Lydia, e cila ishte dëshmitare e krimit tronditës.
Në atë kohë vetëm 9 muajshe, Lydia ishte duke fjetur krah nënës së saj, kur Babis e mbyti Karolinën teksa flinte jgumë.
SË fundmi, babai i Caroline ka nxjerrë në shitje shtëpinë ku ai banonte me bashkëshorten e tij, në ishullin grek Alonnisos, për t’u shpërngulur drejt Filipineve, me shpresën që Lydia të ketë një jetë të qetë dhe të lumtur, larg babait të saj vrasës. Ai ka ndarë dhe një foto të vogëlushes, duke treguar se sa shumë ajo është rritur.
Piloti grek Babis Anagnostopoulos pasi vrau gruan e tij, u përpoq ta bënte ngjarjen si një grabitje, madje vrau dhe qenin e tyre për ta bërë këtë alibi sa më të besueshme. Për plot 5 javë, ai mashtroi policinë duke treguar se gjithçka kishte ndodhur pas një grabitjeje.
Më vonë ai u dorëzua, duke pranuar krimi ne rëndë të kryer për shkak të xhelozisë.