Ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme para maternitetit në Prishtinë ka tronditur opinionin publik. Një 35 vjeçare e cila ishte në ditët e fundit të shtatzënisë ka humbur jetën bashkë me foshnjen që kishte në bark.
Ishte ish bashkëshorti Sokol Halili ai që i mori jetën gruas Hamide Gashi, me të cilën kishte qëndruar vetëm pak muaj i martuar. Kur kjo e fundit kishte kërkuar ndarjen, ai ishte shndërruar.
E reja ishte shtruar në spital, por mbrëmjen e djeshme ka dalë të blejë bukë me një familjaren e saj. Kjo e fundit ka treguar të gjithë skenën që i panë sytë. Në oborrin e klinikës kanë takuar Sokolin dhe e afërmja ka treguar edhe çfarë kanë folur.
“Janë dalë të dyja me ble bukë, kanë thanë hajt se po shkojna bashkë deri në Interex. Ai koka ardhë me bisedu me këtë gruan. I ka thanë ajo qe burri jem, ish-burri jem. Ja ka bo po ani fol edhe largohet si në distancë. Si ma knej largohet. Qysh tha kjo ai u përkulë në dy gjunjët edhe kumedit çka i ka thanë edhe i ka mshu”, ka thënë ajo.