I ktheu patentën e bllokuar vajzës për 700 mijë lekë, kapet efektivi rrugor

Një vajzë në Tiranë kishte kryer një shkelje ndërsa ishte duke i dhënë makinës dhe rrugorët i kanë bllokuar deri në 2023. Por ajo ka patur mjaftueshëm njohje dhe i është kthyer para kohe duke paguar 700 mijë lekë. Efektivi i policisë Rrugore, Alkid Ndreu në bashkëpunim me Eduart Cakën i kthyen vajzës patentën që në sistem rezultonte e bllokuar dhe do të duhet të ishte fizike në Komisariat.

Të dy këta efektivë janë vënë në pranga. Mësohet se Agjencia e Mbikëqyejs Policore kishte nisur hetimet ndaj Ndreut disa muaj më parë, pas denoncimeve të shumta të marra nga qytetarët se ai u merrte rryshfet në këmbim të kthimit të lejeve të drejtimit, pasi Policia Rrugore ua pezullonte.

Ryfsheti i fundit që Ndreu ka marrë ka qenë jo më larg se ditën e djeshme.AMP bën me dije se efektivi i kishte marrë shumën prej 70 mijë lekësh të reja një qytetareje të cilët i ishte pezulluar patenta për tre muaj.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *