Një 55-vjeçare është arrestuar në Kapshticë, pasi ishte e shpallur në kërkim për shfrytëzim për prostitucion.Bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetësja Fëllëzë Saliaj, 55 vjeçe, banuese në Patos.
Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese. Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër.“E dënuar me 7 vjet burgim, për shfrytëzim për prostitucion, në rrethana rënduese, ndalohet në PKK Kapshticë, 55-vjeçarja e shpallur në kërkim.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ndaluan shtetasen e shpallur në kërkim Fëllëzë Saliaj, 55 vjeçe, banuese në Patos.Gjykata e Apelit e Vlorës ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Fierit për dënimin e kësaj shtetaseje, me 7 vjet burgim, për veprën penale “Shfrytëzimi për prostitucion”, në rrethana rënduese.
Në vitin 2005, shtetasja Fëllëzë Saliaj ka shfrytëzuar për prostitucion, një shtetase tjetër. Veprimet e mëtejshme procedurale u kryen nga Drejtoria Vendore e Policisë Fier”, njofton policia.