E dyshuar si e përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit, arrestohet e dashura e Safet Bajrit!

Është arrestuar nga departamenti i Krimeve të Rënda në Policinë e Shtetit e dashura e Safet Bajrit, pasi dyshohet të jetë përfshirë në vrasjen e Fatbardh Licit në gusht të 2018 në Shkodër.

Gazetarja Klodiana Lala, raporton se shtetasja me inicale E.A, pronare e një butiku rrobash në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë, është vënë në pranga 5 ditë pas partnerit të saj Safet Bajri, i cili u arrestua më 17 shkurt 2025.

Mësohet se Gjykata e Posaçme caktoi ndaj saj masën e “arrestit me burg”, për akuzat e krijimit të kushteve për të kryer vrasje dhe përkrahje te autorit të krimit.

Mësohet se e dashura e Bajrti  aktualisht ndodhet në burgun e grave, në Pojskë të Pogradecit.

Emisioni “Në shënjestër” i gazetares Klodiana Lala zbardhi mbrëmjen e së mërkurës rolin e E.A në ngjarjen e 2018, që përplasi dy familjet Lici e Bajri.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *