E ëma u hodh nga furgoni, djali kërkon t’i lirojnë të atin: Motra braktisi nipin 11 vite më parë, do e marr në Gjermani

Djali i Merushe Gjuzit, që u vetëvra duke u hedhur nga furgoni disa ditë më parë ka rrëfyer dëshmi tronditëse lidhur me tragjedinë familjare. Në emisionin “Me zemër të hapur” të moderatores Evis Ahmeti, mes lotësh, ai u shpreh se akuzat ndaj babait të tij janë shpifje dhe se prindërit e tij s’kanë pasur probleme me njëri-tjetrin. 

“Ju lutem ma sillini babain në shtëpi, ato që shkruhen s’janë të vërteta“, tha ai.

Më pas, gjatë intervistës, tregoi edhe një tjetër tragjedi në familjen e tij, ku zbuloi se e motra është zhdukur rreth 11 vite më parë, pa asnjë gjurmë, duke lënë djalin 6 muajsh, për të cilin deri para pak ditësh ishte kujdesur gjyshja e tij, Merushe Gjuzi.

“Kemi humbur edhe motrën me parë, nëna kujdesej për djalin e saj, është 11-vjeç. Ai e mori vesh të nesërmen vdekjen e gjyshes. Janë shpifje, dikush duhet të mbajë përgjegjësi, s’kanë pasur problem prindërit. (Qan) Gjendja emocionale e nënës u rëndua pas humbjes së motrës, kemi qenë shumë të rënduar. Babai i nipit ka vdekur në një aksident. Nëna ime shkonte mblidhte misra në fshat dhe i shiste në Rrogozhinë, ishte shitëse ambulante.

I pata thënë që mos shko më lëre, por s’më dëgjonte. Edhe babai punonte tokën, prashiste baçen. Kam një vit që jam larguar në Gjermani, kam ikur dhe ardhur disa herë, por nuk kam pasur probleme, s’jam qorr e shurdh që të mos shikoj e dëgjoj debatet mes tyre, S’kemi qenë aq keq fare, babi ka punuar në Greqi, ai ndërtoi banesën. Por fjalët e tepërta për babain janë të tepërta”, tha ai.

I pyetur se kë fajësonit për zhdukjen e motrës, u përgjigj: “Nuk kemi dijeni për zhdukjen e saj disa vite më parë. Nuk fajësojmë asnjë.”

Djali i Merushe Gjuzit tregoi se e ëma mëngjesin e ditës kur ndërmorri aktin e rëndë, më 20 tetor, e kishte telefonuar por nuk kishin arritur të komunikonin pasi ishte në punë.

Ai tregoi se kishin planifikuar të zhvendoseshin të gjithë së bashku në Gjermani, ku jetonte vetë, ndërsa theksoi se ka bërë kërkesën për të marrë kujdestarinë e nipit.

“Më ra telefonin rreth orës 8:20 por nuk e hapa se kisha punë, kur e mora nuk ma hapi. Më pas më njoftuan. Çdo ditë flisnim në telefon, 3 herë në ditë. Nuk e kam gjetur babain në shtëpi kur erdha. Motra e la 6 muajsh, nëna e rriti nipin. Furgoni ishte i joni, jo i linjës. E ngiste një shoku im, ishte edhe një shoqe e mamit. Uleshim gjithmonë përpara, atë ditë doli prapa. Ishte ulur pas në furgon.

Shoqja e mamit e ka përjetuar shumë keq, është në spital me ilaçe. Të mbajnë përgjegjësi këta që thanë akuzat për babain, mami do e kishte denoncuar. S’ka pasur debate të rënda në shtëpi, vetëm fjalë momenti, mbylleshin. S’kemi pasur debate me nipin, shyqyr e kishim, na hapte gojën e kemi rritur vetë.

Unë vetë do të bëhem baba për herë të parë. Tre ditë më përpara i thashë më bëj pasaportën, dhe do vini të jetoni në Gjermani, se në dhjetor sjell në jetë nusja vajzën. Më tha që do të vij, edhe për nipin është më mirë që të mos humbi kot këtu. Djali do të vijë të rrijë me mua, s’do e lejoj të rrijë këtu. Kam kërkuar kujdestarinë e tij, do e marr me vete së bashku me babain. Ju lutem ma sillini babain në shtëpi, ato që shkruhen s’janë të vërteta“, tha ai.

Arrestimi i bashkëshortit të viktimës

Policia vendosi në pranga bashkëshortin e 57-vjeçares, e cila u hodh nga furgoni në ecje në aksin rrugor “Peqin-Elbasan” dhe më pas ndërroi jetë.

68 vjeçari me iniciale M.Gj., u arrestua një ditë pas ngjarjes për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktimi i vetëvrasjes”.

Ai akuzohet se nëpërmjet dhunës psikologjike të ushtruar ndaj bashkëshortes së tij, ka ndikuar te gjendja e rënduar psikologjike e 57-vjeçares, e cila në këto kushte, është vetëhedhur nga furgoni.

Rreth thealbaniantimes

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *